LIVE/ Sot sondazhi i dytë i Ora News dhe IPR Marketing, ndarja e votës në 3 qarqe

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët sot në Tonight Ilva Tare do të kenë mundësi të mësojnë rezultatin e sondazhit të dytë që IPR Marketing dhe Ora News po bëjnë për zgjedhjet.
Guru-ja i sondazhit Antonio Noto do të prezantojë sot prirjen e votës së shqiptarëve pas sondazhit të parë që nxori PS fituese me rreth 43 % të votave. Më tej partitë radhiteshin si vijon PD mori 36%, LSI 12%, Libra ishte një surprizë me 2.3%.
Sondazhi i mbrëmjes së sotme do të lexojë ndarjen e votave në tre qarqe të mëdha siç janë Elbasani, Durrësi dhe Fieri.
Kushdo që të mësojë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve duhet të qëndrojë sot përballë ekranit të Ora News në orën 21:00 në Tonight Ilva Tare.
Sondazhi i së mërkurës së kaluar ka patur një bum klikimesh dhe nga shqiptarët jo vetëm brenda kufijve, por edhe në botë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-sondazhi-i-dyte-i-ora-news-dhe-ipr-marketing-ndarja-e-votesh-ne-tre-qarqe/